Kështu u surprizua Kim nga bashkëshorti i saj, mori dhurata të ndryshme

Kim Kardashian u befasua mbrëmë për Shën Valentin nga bashkëshorti i saj, Kanye West.

ShowBiz

15/02/2019 10:19

Modelja e njohur, Kim Kardashian mori dhurata të llojllojshme dhe mjaft të veçanta për ditën e të dashuruarve, shkruan lajmi.net.

Meqë është aktive edhe në rrjetet sociale, Kardashian nuk ka hezituar që momentet e lumtura t’i ndajë me ndjekësit në Instagram.

“Çmimi për burrin më të mirë shkon për timin!!!! Dhuratat më të mira që i kam marrë ndonjëherë”, shkruan Kim në njërën nga imazhet.

Kim dhe Kanye West janë të martuar prej vitesh dhe tashmë janë prindër edhe të tre fëmijëve. /Lajmi.net/