Kështu u pritën Thaçi e Rama nga shqiptarët e New York-ut (Foto)

Bashkë me liderët e të gjitha shteteve botërore në sesionin e ri të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York, po marrin pjesë edhe ata nga Shqipëria e Kosova.

Lajme

02/10/2015 08:02

Me këtë rast, shqiptaro-amerikanët e shumtë që jetojnë atje u kanë bërë një pritje madhështore kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit të parë kosovar Hashim Thaçi, raporton lajmi.net.

Ky i fundit ka publikuar dy foto në profilin e tij në Facebook, ku shihet se si në një paralagje të New York-ut, Brooklyn, janë vendosur bilbordë, ku u urohet mirëseardhje dy liderëve shqiptarë.

a

Thaçi në shpërndarjen e këtyre fotografive ka shkruar në Facebook, duke falënderuar djemtë dhe vajzat shqiptare për këtë mikpritje.

“Faleminderit Brooklyn për pritjen e ngrohtë për Edi Rama dhe mua. Nuk kemi frikë se i kemi djemtë dhe vajzat në Amerikë”. /lajmi.net