Kështu u duk një stacion i autobusëve në Prishtinë pas shiut /FOTO

Prishtina është vërshuar sot nga reshjet e shiut. Kjo gjendje ka krijuar kaos në shumë pjesë të kryeqytetit.

Lajme

21/06/2018 17:49

Probleme kanë pasur edhe udhëtarët që kanë pritur nëpër stacione të autobusëve.

Një lexues i lajmi.net ka dërguar fotografi ku stacioni afër Katedrales shihet tërësisht i përmbytur nga uji.

Edhe pjesë tjera të Prishtinës janë përmbytur, duke shkaktuar probleme dhe tollovi. Kjo nuk është hera e parë që vetëm pak minuta shi shkaktojnë vërshime në Prishtinës.

Problemi qëndron të ndërtimet pa kritere, mospastrimi i kanaleve të ujërave të zeza, etj,. /Lajmi.net/