Kështu tallet një zëvendësministër i Kosovës që paguhet me paratë tona

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvilloi sot një takim me zëvendësministrat e kabinetit të tij. Por jo të gjithë ishin aty.

Lajme

28/12/2017 14:54

Gani Koci, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është tallur përmes rrjetit social Facebook se duke thënë se nuk ka dijeni pse ai nuk është ftuar aty.

“Fort merak po më mbetët të di se cilat ishin vendimet e Kryeministrit me ekipin e dytë(22×5)!Nuk e di pse nuk jam ftuar edhe unë? Veç nëse kryeministri më konsideron si pjesë e ekipit të parë”, ka shkruar ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj në takimin me këta zëvendësministra, ka kërkuar që secili nga ta të marrin detyrime dhe përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve ku janë emëruar

Gjithashtu, Haradinaj ka kërkuar që më 10 prill 2018, secili nga ta, të paraqesë një raport me shkrim për 100-ditëshin e dytë të qeverisjes, rreth punëve konkrete që janë bërë nëpër ministri. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Zv/ministrat që nuk i zë as salla!