Kështu stërviteshin luftëtarët e UÇK-së

Në një video të rrallë të xhiruar nga Associated Press gjatë luftës në Kosovë, tregohet sesi trajtoheshin gratë për tu bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

22/09/2017 13:33

Xhirimet tregojnë stërvitjet e vajzave dhe grave të Kosovës pranë një fshati të Rahovecit.

AP transmeton se në historinë e shqiptarëve ka shumë gra të cilat kanë luftuar si burrat

dhe ndaj për këtë popull fakt i tillë nuk është i jashtëzakonshëm.

Komandanti i UÇK-së me emrin e koduar si “Mësuesi” tregon se gratë e kanë të vështirë të trajnohen, por se kur trajnohen ato janë si burrat të forta në fushën e betejës.

Pranvera Bala, ish-luftëtare e UÇK-së thotë se pas luftës dëshiron ti ndjekë studimet universitare si të gjithë të rinjtë në botë.

YouTube player