Kështu ‘regjet dance’ në Prishtinë (Video)

Një natë më parë në njërin nga klubet jazz në Prishtinë, u organizua një mbrëmje vallëzimi me muzikë latine të viteve të ’70-a dhe ’80-a.

Fun

07/02/2016 22:42

 

Pjesëmarrësit ishin të shumtë, e si rrjedhojë edhe atmosfera ishte në nivel. Fillimisht në skenë erdhën grupi ‘Evolution Dance’, të cilët ua bënë me dije pjesëmarrësve të tjerë se çdo kush mund t’u bashkohet në vallëzim, gjë që ndodhi pasi shumë mysafirë u ngjiten në skenë, transmeton lajmi.net

Siç shihet në këtë video, të rinj të shumtë kënaqen t’u vallëzua, duke shijuar kështu një natë shumë më ndryshe në Prishtinë. /lajmi.net