Kështu protestuan sot në Mitrovicë studentët serbë

Studentët serbë të fakultetit të Mitrovicës kanë zgjedhur një mënyrë më ndryshe për të kundërshtuar vendosjen e taksës së Qeverisë së Kosovës.

Lajme

03/12/2018 12:35

Studentët e fakultetit të Mitrovicës, kanë protestuar duke kundërshtuar taksën prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj  mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shkruan lajmi.net.

Studentët serbë, kanë protestuar në mënyrë paqësore para objektit të fakultetit të Mitrovicës me mbishkrimin “100% taksë, 0% liri”.

Ata përmes disa ngjitësve kanë mbyllur gojën me këtë mbishkrim, kështu duke dhënë mesazhin e tyre për Kosovën dhe ndërkombëtarët për kundërshtimin e vendosjes së taksës doganore. /Lajmi.net/