Kështu nis dita për Albërie Hadërgjonajn

Ditët e fundit ka qenë shumë e komentuar në titujt rozë.

ShowBiz

15/06/2018 21:31

Kjo për shkak se këngëtarja ishte në Shqipëri dhe ishte e pranishme në intervista për mediume të ndryshme, ku zbuloi shumëçka nga jeta e saj private, shkruan lajmi.net.

Pas qëndrimit disaditor në Shqipëri, ajo është rikthyer në Amerikë ku jeton dhe vepron bashkë me vajzat.

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale tregoi se si nis një ditë për të, e përmes imazhit që ndau me fansat ajo i uroi ata për ditë të mbarë.

Albëria u shfaq e freskët, ndërsa si çdo herë nuk mund të mos komentohet bukuria e saj edhe përkundër moshës. /Lajmi.net/