Kështu ndodh kur jeni para një pasqyreje të rremë (Video)

Në këtë banjo, zonja që ndodhet është kopje me motrën e saj binjake, të cilat e luajnë rolin e pasqyrës, shkruan lajmi.net

Fun

19/04/2017 15:56

Njerëzit që vijnë aty, nuk e shohin reflektimin e tyre.

“A më sheh?” është pyetja që vjen nga ato të cilat shkojnë për të pastruar duart.

“Natyrisht,” vjen përgjigja nga binjakja që ndodhet pranë gruas, kurse binjakja tjetër arrin ta luajë rolin e pasqyrës perfekt, edhe kur motra flet, vetëm duke i lëvizur buzët.

Të gjithë ata që vijnë e pyesin nëse e sheh gruaja veten në pasqyrë, nga që i lyen qerpikët dhe sytë pa pikë problemi.

Përgjigja e saj vjen natyralisht pozitive, ndërsa në fund, binjakja e saj në anën përballë, mbetet në vend, kurse tjetra shkon tek dera.

Gratë që ndodhen aty presin të shohin çfarë është kjo gjë e çuditshme që po ndodh, ndërsa vetvetiu, binjaket e zbulojnë misterin. /Lajmi.net/

YouTube player