Kështu mund të duket Samsung Galaxy S10

Samsung Galaxy S10 mund të jetë një nga smartfonët më të rëndësishëm që Samsung ka prodhuar ndonjëherë.

Auto & Tek

14/11/2018 20:06

Duke pasur një skaner të gjurmëve të gishtave dhe kamera përballë ekranit, së bashku me tri kamera në anën e pasme, Galaxy S10 është duke u cilësuar si një pajisje revolucionare, transmeton lajmi.net.

Në lidhje me këtë, Phone Arena ka arritur të bëjë hulumtim dhe të nxjerrë disa nga sekretet e kësaj serie të telefonave.

Sipas tyre, Samsung Galaxy S10 do të ketë senzorë poshtë ekranit, duke përfshirë një detektues të shenjave të gishtave, një apo më shumë kamera të përparme, vrimë për kufje dhe me gjasë një skaner të syve.

Një nga gjërat që pothuajse me siguri do të jetë në Galaxy S10 është skaneri i gjurmëve të gishtave. Sipas burimeve të besueshme të Phone Arena, nuk do të jetë një sensor optik, por më tepër një lexues i tejzanor i gjurmëve të gishtave të bërë nga Qualcomm. /Lajmi.net/