Kështu mund ta ulim rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Sëmundjet e zemrës dhe rreziku i tyre mund të zvogëlohen duke i bërë ndryshimet e duhura në stil të jetesës.

Lifestyle

13/02/2018 19:22

Zvogëlimi i rrezikshmërisë së sëmundjeve kardiovaskulare nënkupton t’ia zvogëloni vetes mundësitë për të pësuar sulm në zemër, sulm në tru apo për të pasur çrregullime të ndryshme.

“Me rritjen e popullsisë në botë, ku janë mbi shtatë miliardë njerëz, dhe njerëzit vazhdimisht po plaken, sëmundjet kardiovaskulare po mbesin kërcënim serioz të cilin nuk mund ta injorojmë”, thotë Dr. Sneh Khemka.

“Përmes edukimit dhe matjeve të ndryshme ne mund t’i inkurajojmë njerëzit të bëjnë ndryshime në stil të jetesës – ndryshime të cilat ndikojnë në zvogëlimin e faktorëve të rrezikut dhe e adresojnë problemin e rritjes së sëmundjeve kardiovaskulare”, ka shtuar Khemka.