Kështu mund ta shkrini akullin në xhamin e veturës brenda sekondave

Duket se ekziston një mënyrë për ta shkrirë xhamin e veturës shpejt, pa përdorur ‘kruese’ akulli apo ndonjë pajisje tjetër për shkrirje.

Auto & Tek

23/12/2018 11:32

Videoja që do ta shihni më poshtë nga meteorologu Ken Weathers tregon një zgjidhje të thjeshtë duke përzier ujin me alkool (alkool fërkues) – në një shishe spërkatëse.

Duke aplikuar këtë përzierje në xhamin e ngrirë të veturës suaj, akulli do të shkrihet menjëherë nga vetura, duke i bërë mëngjeset tuaja të dimrit shumë më të shpejta, shkruan Gazeta Express.

Shikojeni videon: