Kështu mund ta mbani shalqirin të freskët për një vit (FOTO)

Është e vështirë të gjeni një person që nuk e pëlqen shalqirin, por megjithatë freskia e tij humb shpejtë.

Fun

17/08/2016 10:50

Por, është zbuluar një mënyrë që të mund ta mbani shalqirin të freskët për një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net.

Po, kjo është bërë e mundur me anë të kësaj metode vërtet interesante.

Kështu, kur të ju merr malli gjatë stinës së dimrit të hani shalqi, provojeni këtë mënyrë, kështu që gjatë dimrit mund ta nxirrni përsëri e të hani sa të doni, transmeton lajmi.net

  1. Nuk duhet të gjeni një shalqi shumë të madh. Zgjidhni një që peshon rreth 4kg
  2. Zgjidheni një që ka lëkurë më të trashë
  3. Nuk duhet të jetë shumë i pjekur

Kjo metodë u zbulua fillimisht në Indi. Me këtë metodë interesante shalqiri do të mbetet shumë i freskët.

  1. Fshijeni mirë shalqirin me një leckë të thatë, nuk është e nevojshme ta lani
  2. Në një enë merrni dhe shkrini disa qirinj dylli si në foto. Mos harroni t’i hiqni fitilin dhe t’i preni qirinjtë në copa të vogla
  3. Lëre që kjo masë të ftohet pak, pastaj lyeni tërë shalqirin në mënyrë të barabartë me një shtresë rreth 0.5 cm të trashë.
  4. Lëre të ngrihet mirë dylli
  5. Në një vend të errët, të ftohtë dhe të thatë në shtëpinë tuaj, mbulojeni me kashtë ose me gazeta dhe futeni edhe shalqirin mbi to.
  6. Gjëja kryesore është që shalqiri duhet të mbahet larg gjërave të ngrohta.
  7. Kohë pas kohe kontrollojeni që shalqiri të mos ketë ndonjë shenjë mbi dyllë.

E krejt në fund, shalqirit pas një kohe i hiqet tërë shtresa mbrojtëse. Në fund duhet t’i largoni edhe lëkurën e tij dhe ta preni. Do të befasoheni se si e ruan freskinë dhe shijen. /lajmi.net