Kështu komunikonin mjekët në rastin ‘Stenta’ (Dokument)

Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë për 64 persona të dyshuar për keqpërdorime në rastin e njohur si ‘Stentat’. Njeriu kryesorë në aktakuzë është Ministri i Qeverisë së Kosovës, Ferid Agani, që në kohën e këtij skandali drejtonte shëndetësinë kosovare.

Lajme

15/06/2016 16:49

Aktakuza e ngritur mbi dyshimet se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, përmban brenda saj një skemë kriminale të ndërlidhur me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë edhe vetë Ministrin e asaj kohe Ferid Aganin, mjekë dhe katër spitale private.

Baza e aktakuzës janë keqpërdorimet dhe ryshfeti që 64 të akuzuarit dyshohet se përfituan duke mashtruan në disa raste të trajtimeve mjekësore për persona me probleme me zemrën, shkruan Gazeta Express.

Por ja se si trajtoheshin pacientët të cilët kishin renë në duart e këtyre të akuzuarve për ndërhyrje dhe ngjitje të stentave në zemër.

Gazeta Express më poshtë risjell komunikimet përmes bisedave telefonike dhe sms-mesazhet e mjekëve, të cilat Kallxo.com i kishte publikuar me 10 Tetor 2014.

Komunikimet e zbradhura nga Prokuroria tregojnë se këta mjekë përveç se ofendonin pacientet e tyre, ata i trajtonin edhe si mall shkëmbimi dhe përfitimi personat që kishin problemet me zemër.

“Mirëmëngjesi Luli, tregoju në Emergjenc me të thirr ty. Nëse ke ndonjë pac. ( pacientë) për te maqedont tregom me SMS dhe 500 euro jan tuat. unë rreth orës 19-20 Jam”, i shkruan një mesazh mjeku Nexhmi Zeqiri kolegut të tij Lulzim Kamberi.

“Le m… tja marrin lekët”, i shkruan SMS mjeku Astrit Bakiqi koleugut Draut Goranit, pasi ai më herët i kishte kumtuar atij se ka arritur ta gjejë një pacient të ri për koronografi.

“Të hanen e kam një pac. ( pacient) X.X. për koro. (koronografi). Unë nuk ndalem”, i thoshte Gorani-Bakiqit.sms-mjeket3_1466000633-7589380 sms-mjeket_1466000623-2416626 sms-mjeket2_1466000628-2421026 sms-mjeket3_1466000633-7589380 sms-mjeket4_1466000637-2944358 sms-mjeket5_1466000641-8275046 sms-mjeket6_1466000645-9897141