Kështu janë dukur Mimoza dhe Seldi në fejesë

Prej kohësh është përfolur se këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë në lidhje.

ShowBiz

21/10/2017 12:10

Edhe pse faktet e tregonin këtë gjë, as Mimoza dhe as Seldi nuk e kishin pranuar lidhjen, shkruan lajmi.net.

Madje, dyshja ishin edhe në pushime së bashku ku ishin fotografuar nga paparazët dhe më në fund kishin vendosur që ta pranojnë lidhjen.

Kurse tashmë, çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, ceremoni kjo që u zhvillua në Zvicër me të pranishëm vetëm personat më të afërt të Mimozës dhe Seldit.

Lajmin për fejesë e bënë të ditur që të dy duke publikuar fotografi të unazave të veçanta të fejesës.

Më poshtë mund t’i shihni disa imazhe të reja se si janë dukur Mimoza dhe Seldi në fejesën e tyre. /Lajmi.net/