Kështu ishte seanca e sotme (Video+Foto)

Kryeparlamentari Kadri Veseli, tentoi të vazhdojë seancën por nga gazi kjo ishte e pamundur.

Lajme

19/02/2016 14:21

Para orës 10:00, kur ishte caktuar koha e fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, deputetët filluan të shkojnë  ndërtesën e Kuvendit.

Pasi u kontrolluan të gjithë një nga një nga ana e sigurimit, të gjithë hynë në sallën e seancave, raporton lajmi.net.

Por normaliteti zgjati vetëm disa minuta dhe deputetët e opozitës filluan të hedhin gazin lotsjellës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, tentoi të vazhdojë seancën por nga gazi kjo ishte e pamundur.

Ai dha disa minuta pushim derisa ventilatorët e fuqishëm të vendosur  rishtazi, u ndezën për ta larguar tymin, raporton lajmi.net.

Kryeparlamentari veseli thirri sërish vazhdimin e seancës, por edhe kësja here, deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës.

Pas kësja, kryeparlamentari Veslei thirri mbledhje urgjente të kryesisë dhe u vendos përjashtimi i disa deputetëve opozitarë nga punimet e Kuvendit.

Në anën tjetër, liderët e partive politike si hashim Thaci i PDK-së, Visar Ymeri i Vetëvendosjes e Fatmir Limaj i Nismës, si dhe deputetë të tjerë, dhanë deklarata pro dhe kundër asaj që ndodhte, raporton lajmi.net.

Veseli thirri për të tretën herë vazhdimin e seancës, por edhe kësaj here, opozita hodhi gaz lotsjellës.

Në fund, u vendos që senca të vazhdojë në orën 15:00.

Në anën tjetër, shumë qytetarë  ishin mbledhur jashtë ndërtesës së Kuvendit, në mbështetje të partive opozitare./lajmi.net

YouTube player

Kuvendi

Kuvendi1

Kuvendi4

Kuvendi5

Kuvendi6