Kështu i përshëndeti fansat Shkurte Fejza (Foto)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza ka filluar të bëhet shumë aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

26/03/2017 15:06

Në profilin e saj në Facebook, këngëtarja ka publikuar një foto me të cilën i përshëndet të gjithë fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Shkurta dukej si një zonjë e vërtetë në imazhin e publikuar, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe linkun e këngës më të re të cilën e solli në bashkëpunim ne vajzën Gresën.

Komentet e fansave sipër fotografisë së Shkurtës ishin të shumtë dhe të gjitha me fjalë të mëdha për këngëtaren.

Interesant ishte fakti që Shkurta ia ktheu komentet secilit që i komentoi. /Lajmi.net/