Kështu i përgjigjet Guardiola pyetjes për ekipet më të mira në Premierligë

Pep Guardiola është shfaqur në konferencë për shtyp para sfidës me Tottenham.

Sport

15/12/2017 16:44

Liderët e Premierligës po kalojnë një sezon të jashtëzakonshëm, duke arritur 15 fitore radhazi, rekord ky në futbollin anglez.

Manchester City nesër nga ora 18:30 takohet me Tottenhamin, njërën nga skuadrat më në formë të Premierligës viteve të fundit.

Para ndeshjes me Tottenham, Guardiola është pyetur për skuadrat më të mira në Premierligë.

“Më pëlqen shumë se si luan Tottenhami, si luan Chelsea, ka disa gjëra që më pëlqejnë te Manchester United, Burnley, edhe ata po bëjnë një sezon të mirë”, është përgjigjur trajneri spanjoll./Lajmi.net/