Kështu i këndoi Leonora, motrës në dasmë

Motra e këngëtares Leonora Jakupi mbrëmë kurorëzoi dashurinë me martesë.

ShowBiz

16/09/2018 08:21

Blerta u martua me Kushtrim Demakun, me të cilin ishte fejuar para disa muajsh, shkruan lajmi.net.

Motra e Leonorës organizoi dasmë të madhe me të ftuar familjarë e miq të tyre, ndërsa nuk munguan as disa prej fytyrave publike.

Besnik Qaka- NRG Band janë kujdesur për argëtimin e të ftuarve, por nuk e lëshoi rastin pa ia thënë këngës edhe Leonora.

Në rrjete sociale janë publikuar disa video, ku shihet këngëtarja e veshur në fustan të zi, teksa po i këndonte çiftit.

Përveç tyre, në dasmën e Blertës dhe Kushtrimit kënduan edhe Vjollca Haxhiu, e të tjerë. /Lajmi.net/