Kështu fishkëllehet Pique në stërvitjen e parë te Spanja (VIDEO)

Gerard Pique është fishkëllyer nga tifozët e Kombëtares së Spanjës me të dalë në fushë për të kryer stërvitjen e parë përgatitore për kualifikimet për botërorin e Rusisë, derisa situata politike në Kataloni mbetet e rënduar.

Sport

02/10/2017 22:05

Barcelona një ditë më parë mposhti 3:0 Las Palmas në ‘Camp Nou’ në një ndeshje që u zhvillua pa tifozë derisa po votohej në referendum për pavarësinë e Katalonisë.

Pique ishte njëri nga lojtarët që u deklarua më së ashpërsi ndaj La  Ligas, që refuzoi të pranonte shtyrjen e ndeshjes Barcelonë – Las Palmas.

Mbrojtësi i Barcelonës ishte ndër të parët që mbështeti referendumin për shkëputjen e Katalonisë nga Spanja, teksa ka shtuar se është i gatshëm edhe të largohet nga kombëtarja nëse shihet si një pengesë aty.

Kjo ka bërë që ai të pritet me fishkëllima të mëdha, në qendrën stërvitore të Spanjës në Madrid./Lajmi.net/