Kështu festuan mbrëmë Mozzik dhe Loredana

Për Loredanën dhe Mozzik dje ishte festë.

ShowBiz

02/09/2018 15:10

E dashura e reperit festoi ditëlindjen, meqë rast mbushi 23 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Mozzik ishte kujdesur që ta uronte atë me fjalët më të ëmbla, duke shkruar “Urime gruja jem datelindja,qofsh e lumtur e gezuar deri ne frymen e fundit bashke me mu! ❤❤???? @loredana”.

Në mbrëmje, çifti festuan bashkë me familjarët e tyre, ishte Mozzik ai i cili u kujdes të sjell pamje përmes rrjeteve sociale.

Ai publikoi një video ku shihet Loredana duke fryrë qirinjtë e ditëlindjes bashkë me një fëmijë pranë saj, e në tortë ishte fotografia e saj me Mozzikun. /Lajmi.net/