Kështu është një e diele për Elvanën (Foto)

Këngëtarja Elvana Gjata, tash e një kohë po punon shumë për tregun e huaj, ku debutoi me këngën 'Forever Is Over'.

ShowBiz

13/08/2017 15:19

Tashmë, këngëtarja po punon drejt finalizimit të projektit të dytë, por krahas kësaj ajo nuk lë anash religjionin, shkruan lajmi.net.

Në Snapchat, Elvana ka publikuar një foto të shkrepur nga mesha e të Dieles, që duket se e praktikon çdo herë.

Këngëtarja përveç angazhimeve që ka këto kohë në muzikë, ka dëshmuar se nuk lë anash predikimet fetare. /Lajmi.net/