Kështu e uron bashkëshorten për ditëlindje, Fatmir Spahiu!

Mbetet njëri ndër aktorët më të pëlqyer për publikun.

ShowBiz

26/06/2018 19:06

Bëhet fjalë për Fatmir Spahiun, i cili shquhet për rolet e tij të shumta e sidomos me atë të Orhanit tek seriali vendor “Kafeneja jonë”, shkruan lajmi net.

E përpos sukseseve të njëpasnjëshme, Fatmiri është mjaft i përkushtuar ndaj familjes i cili publikon imazhe të llojllojshme të fëmijëve dhe bashkëshortes.

Në imazhin e fundit që e ka ndarë me ndjekësit, ai ia uron ditëlindjen gruas së tij, Zanës duke mos zgjedhur edhe shumë fjalë.

“Urime ditëlindjen”, është mbishkrimi sipër imazhit.

Theksojmë se aktori Spahiu, është i martuar prej vitesh me juristen, Zanën me të cilën ka dy djem. /Lajmi.net/