Kështu e thërret vjehrrin Xhensila (Foto)

Në familjen e partnerit të këngëtares Xhensila Murtezaj, Bes Kallaku mbrëmë kishte festë ngase babai i tij festoi ditëlindjen.

ShowBiz

29/05/2017 13:34

Për t’ia bërë këtë natë më të veçantë vjehrrit e pranishme ishte edhe Xhensila, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte kujdesur që babait të Besit t’ia bënte surprizë tortën e ditëlindjes me të cilën zbuloi edhe si e thërret atë.

“Edhe 100 Babi Besit” ishte mbishkrimi i tortës duke u shoqëruar edhe me fjalët “Shefi edhe 100”.

Me këtë kuptohet se me ‘babi i Besit’ e thërret nusja, vjehrrin, apo edhe me ‘shef’. /Lajmi.net/