Kështu e quan këngëtarja e njohur Anita Muçajn

Prezantuesja e njohur, Anita Muçaj tashmë ka fituar simpatinë e shumë njerëzve.

ShowBiz

09/06/2018 08:24

Duke qenë gruaja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ajo është pjesëmarrëse në evente të rëndësishme si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, shkruan lajmi net.

Me ç’rast shpesh i bie të takohet me personalitete të shquara dhe mjaft të dashura, kështu është edhe këngëtarja Eneda Tarifa e cila ka pozuar përkrah saj.

“Me një super zonjë”, ka shkruar ajo bashkangjitur imazhit.

Vlen të ceket se katër artistet shqiptare, Eneda, Irma, Besa dhe Rovena mbajtën një koncert në Tiranë “Diva show”, në të cilët interpretuan këngët e tyre të suksesshme.

E pranishme në këtë mbrëmje madhështore ishte edhe Anita, që mbase kjo fotografi është shkrepur atëherë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bjx1Z3Vg0Mj/?hl=en?&taken-by=enedatarifa