Kështu e presin Hysajn tifozët e Napolit (VIDEO)

.

Sport

24/07/2017 18:25

Elseid Hysaj ka marrë statusin e “yllit” në radhët e Napolit, ku tifozët besojnë se me shqiptari dhe shokët e skuadrës do të arrijnë të rivalizojnë me Juventusin dhe ekipet milaneze në këtë sezon për titullin kampion.

Në prezantimin e skuadrës për këtë edicion, në Dimaro, me mijëra tifozë në shesh kanë pritur mbrojtësin shqiptar me duartrokitje dhe me kore kushtuar atij, siç shihet në videon në vijim që është shpërndarë në rrjetet sociale.

YouTube player

Ndërkaq, është mësuar se mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka bërë një tjetër ndryshim për sezonin e ri. Futbollisti ka braktisur numrin 2 që mbante gjatë kohëve të fundit, për të zgjedhur një numër i cili zakonisht cilësohet si “VIP”, atë 23.

Numri në fjalë injorohej shpesh në futboll deri një dekadë më parë, kur Devid Bekam vendosi ta mbante te Real Madrid e më pas në SHBA.

Futbollisti anglez deklaroi asokohe se kishte marrë shembull nga legjenda e basketbollit, Majkëll Xhordan, në vendimin për numrin e fanellës. Shembullin e tij e ndoqën edhe emra të tjerë të njohur si Tevez apo Vidal. Tani mbetet të mësohet nga erdhi frymëzimi i Hysajt për të mbajtur këtë numër.