Kështu duket tabela e Ipko Superligës pas xhiros së 16-të

Ka përfunduar edhe xhiroja e 16-të e Ipko Superligës së Kosovës, me ndeshjen e fundit që u luajt në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Feronikelit.

Sport

25/11/2018 15:39

Skuadrat u ndanë  baras me rezultatin 1:1, me Dritën në këtë mënyrë që i bëri një favor skuadrës së Prishtinës.

Dje, skuadra nga kryeqyteti kishte barazuar me Ferizajn dhe rrezikonte që ta humbte lidershipin, në rast se Feronikeli do të shënonte fitore sot.

Megjithatë, “bardh e kaltrit” mbajnë lidershipin me 37 pikë të grumbulluara pas 16 xhirove, një më shumë se Feronikeli.

Kjo është tabela e plotë pas 16 xhirove të luajtura: /Lajmi.net/