Kështu duket rrëshqitja e dheut në Veternik /FOTO

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar dje se në fillim të aksit rrugor Prishtinë - Ferizaj, si pasojë e reshjeve të shtuara atmosferike në dy ditët e fundit në vendin tonë, ka ardhur deri te rrëshqitja e dheut në vendpunishten e zgjerimit të rrugës në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik.

Lajme

02/12/2017 19:03

Lajmi.net ju sjellë fotografitë se si duket kjo rrëshqitje e dheut nga një perpsketivë tjetër. Nga rrëshqitja e dheu kanë pësuar edhe disa lodra afër objekteve banesore që gjenden afër.

“Ekipet punuese të operatorit ekonomik të kontraktuar për kryerjen e këtyre punimeve dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e dëmit të mëtejshëm dhe për vendosjen e situatës në kontroll”, ka thënë MI.

Reshjet e shiut që kanë filluar para dy ditësh kanë vërshuar disa zona të vendit tonë, por gjendja nuk është alarmante siç është në Shqipëri. /Lajmi.net/