Kështu duket Klinika Emergjente e renovuar në QKUK

Pas investimit prej gjysmë milioni euro, Klinika Emergjente në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka marrë pamje krejt tjetër.

Lajme

11/10/2018 14:14

Klinika Emergjente në QKUK tani duket tërësisht ndryshe. Me një investim gjysmë milioni euro është renovuar e gjitha.

Videon e ndryshimit e ka publikuar Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se me renovimin e kësaj klinike, tani qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekët e infermierët të lumtur me kushtet e reja të punës

“Klinika Emergjente tani e transformuar!

Kjo është Klinika Emergjente e rinovuar me një investim prej 500.000 euro. Qytetarë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekë e infermierë të lumtur me kushtet e reja të punës”, ka shkruar ministri Ismaili. /Lajmi.net/