Kështu duket David Beckham pas mbjelljes dhe ngjyrosjes së flokëve

Ish futbollisti i famshëm, David Beckham ka marrë një hap të guximshëm.

ShowBiz

25/09/2018 11:33

Duke qenë në moshë të mesme, si 43 vjeçar ka vendosur që t’i mbjell flokët të cilat edhe i ka ngjyrosur, shkrujnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net

Këtë duket se e ka bërë përpara fjalimit të tij si ambasadori i markës globale për kompaninë e sigurimeve AIA.

Nëpërmjet postimit të një fotografie në Instagram ai ka treguar se është hera e parë që e ka vizituar Murin e Kinës.

”Sot isha në gjendje të vizitoj Murin e Madh të Kinës për herë të parë. Ndihem kaq me fat që puna ime më lejon të udhëtoj dhe të shoh vende të bukura si ky, e mrekullueshme”, ishin fjalët e tij.

Beckham këtë udhëtim bëri disa ditë pas pushimeve luksoze në Miami./Lajmi.net/