Kështu duket brenda shtëpia super moderne e Labinot Tahirit

Labinot Tahiri së fundmi e ka publikuar një foto ku shfaqet me familjen, brenda shtëpisë së tij moderne.

ShowBiz

18/12/2018 14:53

Këngëtari dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri sot (18 dhjetor) feston ditëlindjen e 39-të dhe me rastin e kësaj date të veçantë ka publikuar një foto familjare, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes së tij, Labi ka pranuar urime të shumta dhe të gjithë njëzëri ka zgjedhur t’i falënderoj nëpërmjet publikimit të pikërisht kësaj fotografie në llogarinë e tij në Facebook.

Në foton e postuar shihet në një kënd të shtëpisë së tij e cila duket tejet moderne. Ajo çfarë bie po ashtu në sy ka qenë bredhi i rregulluar meqenëse edhe jemi në prag të festave të fundvitit.

‘’Më mblodhën familja për urimin e ditëlindjes sime. Dua edhe shumē nga ju të ju falenderojë shumē për urimet që keni shkruar për mua! Zoti ju bekoft. Labi’’, ka shkruar ai pranë fotos./Lajmi.net/