Kështu duket Bebe Rexha pas 15 orësh udhëtim në Australi

Këngëtarja Bebe Rexha po vazhdon me koncertet anë e mbanë botës.

ShowBiz

10/07/2018 11:01

Së fundi, këngëtarja ka udhëtuar në kontinentin e Australisë, ku iu desh rrugë e gjatë për të arritur në atë destinacion, shkruan lajmi.net.

Bebe ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale me të cilat ka treguar se si duket gjendja e saj pas udhëtimit prej 15 orësh.

“Ia dola Australia!!!!!! Hera e parë këtu!!!! Isha shumë nervoze të fluturoja mbi ujë për 15 orë, por e bëra sigurtë duke iu falënderuar Zotit! Zoti është i mirë!!!”, ka shkruar Bebe.

Kujtojmë që ajo së fundi ka lansuar albumin e ri, i cili po ecën shumë mirë në treg. /Lajmi.net/