Kështu dukeshin JLo dhe partneri i saj në qilimin e kuq mbrëmë

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ishin në mesin e yjeve të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Grammy".

ShowBiz

11/02/2019 12:26

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez morën vëmendjen me paraqitjen në eventin prestigjioz që u mbajt mbrëmë në Los Angeles, shkruan lajmi.net.

“Grammy Awards” është ngjarja më e madhe e industrisë së muzikës që bën në një vend emrat më të njohur të kësaj fushe.

JLo kishte zgjedhur që në këtë ceremoni të paraqitej me një fustan të bardhë, të gjatë dhe me kapele në kokë.

Ajo po shoqërohej nga partneri i saj Alex Rodriguez, i cili dukej elegant teksa pozonte përkrah këngëtares. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtuLXVkgY-n/

https://www.instagram.com/p/BtuO2RIHw_q/