Kështu dukej kalaja e Prizrenit në vitin 1928 (Foto)

Shënimi më i vjetër që dihet për kalanë e Prizrenit, është ai i kronistit Bizantin Prokopi i Cezares në veprën “De aedificiis” (Mbi ndërtimet).

Fun

02/02/2016 16:24

Në këtë vepër në mesin e fortifikimeve të meremetuara në Dardani, evidentohet për herë të parë edhe kjo kala me emrin Petrizen, emër që i përket emrit të sotëm të Prizrenit, raporton lajmi.net

Një studim më voluminoz është bërë në vitin 1969 me ç’rast krahas gërmimeve arkeologjike është bërë edhe incizimi arkitektonik i Kalasë. Gërmimet arkeologjike të bëra me 1969 dhe 2004 rezultuan me zbulimin e infrastrukturës, e cila prezantohet me muret (bedenat) e përforcuara me kulla, kazamatet, labirintet, depotë si dhe një varg objektesh në brendinë e saj.

Në faqen zyrtare të organizatës suedeze CHwB, është publikuar kjo fotografi që daton nga 25 prilli i vitit 1928. /lajmi.net