Kështu dukej fytyra e Ronaldos pas lëndimit me La Corunan

Cristiano Ronaldo realizoi dy gola në fitoren 7:1 të Real Madridit ndaj Deportivo La Corunas në ‘Santiago Bernabeu’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të.

Sport

22/01/2018 16:42

Tek goli i dytë, i shënuar me kokë, portugezi mori një goditje nga mbrojtësi i skuadrës mysafire, për të pësuar një lëndim afër syrit.

Në fotografitë e publikuara nga mediet, shihet se nuk bëhet fjalë edhe për një çarje të vogël afër syrit, e cila iu mjekua menjëherë në zhveshtoren e klubit.

Sot Ronaldo, përkundër këtij lëndimi është paraqitur në stërvitje te skuadra mbretërore./Lajmi.net/