Kështu do duket “Lamborghini i ëndrrave”

Është Lamborghini Espada 1970 - një model që tani po feston 50 vjetorin e tij dhe që së shpejti mund të shohë një pasardhës shpirtëror.

Auto & Tek

20/11/2018 20:35

Ky model është ndryshuar gjerësisht – jo nga një kompani amerikane, por nga ato franceze. Danton Arts Kustoms dhe Carrosserie Hervé bashkëpunuan në projektin për të transformuar Lamborghinin me katër ulëse, transmeton lajmi.net.

Për sa i përket specifikave të makinës nuk është se dihet shumë, megjithatë është kuptuar se kjo makinë mund të prodhojë 321 kuajfuqi.

Gjithashtu, për interiorin e makinës besohet që do të përmbush standardet ushtarake të aviacionit. Brenda tij mund të shihen vijat e flamurit italian.

Ja disa fotografi të makinës. /Lajmi.net/