Kështu bllokohet Parlamenti, 115 orë fjalim pa u ndalur

Opozita në Korenë Jugore e ka bllokuar parlamentin e vendit për shkak të një projektligji për anti-terrorizimin dhe siguri nacionale. Opozitarët kanë përdorur metodën “filibuster”, duke mbajtur fjalim për gjashtë ditë rresht pa u ndalur fare.

Bota

29/02/2016 20:41

 

“Filibuster”, filloi të martën dha ka vazhduar për 115 orë deri të dielën në mesditë, duke e bërë këtë fjalimin më të gjatë të këtij lloji në botë, sipas gazetës Kyunghyang Shinmun, raporton Klan Kosova.

Para kësaj “filibuster” më i gjatë ishte ai në Kanada i cili kishte zgjatur 58 orë në 2011.

Në Kore, 23 deputetët kanë folur me një mesatar për pesë orë nga secili.

Ata për të argumentuar kishin mbledhur shumë dokumente ndërsa të gjithë u panë me atlete.

Më herët këtë muaj, presidenti Park Geun-hey kërkoi nga parlamenti ta kalojë një ligj për sigurinë, pjesë e së cilit janë edhe politikat për raportet e tensionuar me Korenë Veriore.

Opozita kundërshtonte një pjesë të ligjit, i cili nëse aprovohet iu jep mundësinë agjencive të inteligjencës shtetërore të monitorojnë bisedat e njerëzve privat.

Fjalimin më të gjatë e ka mbajtur Jung Chung-rae, i cili ka folur për 11 orë e 39 minuta, fjalimi më i gjatë ky që mbahet mend në metodën “filibuster”.

Disa nga deputetët derisa mbanin fjalimin edhe u rrodhën lotët, ndërsa njëri nga ta edhe citoi disa vargje të veprës “1984”, të autorit anglez George Orwell’s

Sqarim: “Filibuster” është fjalë në gjuhën frënge e cila do të thotë “pirat”. Për herë të parë kjo metodë është përdorur kur disa piratë kishin plaçkitur disa koloni spanjolle. Në shekullin 19 është përdorur nga aventurierët amerikanë të cilët iniciuan shumë nga revolucionet në Amerikën Latine. Fjala ishte përdorur për të përshkruar taktikat që kishin për qëllim sabotimin  e procedurave të kongresit.

Filibuser tashmë përdoret si metodë  në vendet demokratike në mbarë botën. Deputetët e përdorin për të penguar ecurinë e rregullt të parlamentit, por duke mos bërë asgjë kundërligjore, thjeshtë duke folur, njofton Klan Kosova.