Kështjella e Barcelonës

Barcelona, njësoj sikurse edhe Atletico Madrid kanë bilanc perfekt pas tetë xhirosh në La Ligë. Gjiganti katalan dhe skuadra madrilene kryesojnë me pikë maksimale, 21, por ekipi nga Nou Camp ka diqka më tepër se përcjellësi i tyre. Skuadra e udhëhequr në fushë nga Lionel Messi dhe Gerardo Martino në pankinë ka një bilanc të…

Sport

08/10/2013 20:15

Barcelona, njësoj sikurse edhe Atletico Madrid kanë bilanc perfekt pas tetë xhirosh në La Ligë. Gjiganti katalan dhe skuadra madrilene kryesojnë me pikë maksimale, 21, por ekipi nga Nou Camp ka diqka më tepër se përcjellësi i tyre.

Skuadra e udhëhequr në fushë nga Lionel Messi dhe Gerardo Martino në pankinë ka një bilanc të jashtëzakonshëm si nikoqir. Barcelona nuk ka humbur pikë në Nou Camp në 19 ndeshje të njëpasnjëshme në La Ligë.

Pikët e fundit të humbura si nikoqir ishin më 7 tetor të vitit 2012 kur Real Madrid nxori një pikë në barazim 2-2. Prej asaj kohe gjiganti katalan ka zhvilluar 19 ndeshje të njëpasnjëshme në Nou Camp pa humbur asnjë pikë.

Në total, Barcelona ka shënuar 71 gola dhe ka pranuar 16.

2012-2013 – Barça-Celta 3-1, Barça-Zaragoza 3-1, Barça-Athletic 5-1, Barça-Atlético de Madrid 4-1, Barça-Espanyol 4-0, Barça-Osasuna 5-1, Barça-Getafe 6-1, Barça-Sevilla 2-1, Barça-Deportivo 2-0, Barça-Rayo Vallecano 3-1, Barça-Mallorca 5-0, Barça-Levante 1-0, Barça-Betis 4-2, Barça-Valladolid 2-1, Barça-Málaga 4-1.

2013-2014 – Barça-Levante 7-0, Barça-Sevilla 3-2, Barça-Real Sociedad 4-1, Barça-Valladolid 4-1.