Këshilltari i Trump: Ushtria serbe ka luftuar kundër Al-Kaidës në Kosovë

Njëri nga këshilltarët e kandidatit Dondald Trump, për politikën e jashtme ka folur rreth zhvillimeve në Kosovë e Ballkan me pikëpamje të kopjuara tërësisht nga propaganda ruse dhe serbe për rajonin.

Bota

22/03/2016 10:47

Walid Phares i cili është profesor nga Libani në Universitetin e e Mbrojtjes Kombëtare në Washington DC, është edhe komentues i çështjeve të Lindjes së Mesme dhe terrorizmit botëror.

Ja si e përshkruan Phares ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: “Një fushatë e gjithanshme e Al-Kaidës për të shkatërruar ushtrinë serbe, çoi në ndryshimin e regjimit në Serbi”, transmeton Indeksonline.

Mediat në SHBA, Pharesin po e cilësojnë si një kritik të pavend të politikës së jashtme amerikane, ndërsa një prej deklaratave që po konsiderohet si e pavend është edhe ajo për bombardimet e NATO-s në Kosovë.

Artikuj pas artikujsh, Walid Phares ka fajësuar Amerikën për tensionimin e marrëdhënieve me Rusinë, duke i interpretuar ato me lidhjen e ngushtë mes Rusisë dhe Serbisë dhe injorimin e interesave ruse në Kosovë.

Në fakt, e kundërta e kësaj është e vërtetë: Rusia filloi të interesohej seriozisht për Kosovën dhe Serbinë pasi u tensionuan marrëdhëniet me Perëndimin. Kosova ishte vetëm një pretekst për Moskën.

Walid Phares është vetëm një nga anëtarët e grupi të këshilltarëve që udhëhiqet nga senatori nga Alaska, Jeff Sessions.

Ashtu si shumica e Republikanëve në Kongres në vitin 1999, ai nuk ishte dakord me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe në një debat në tetor të vitit 1999, të përshkruar nga “The New York Times”, ai e ka kritikuar Shtëpinë e Bardhë për cilësimin si sukses të ndërhyrjes në Kosovë.

“Spastrimi etnik filloi vetëm pasi filluam të bombardojmë ne”, tha ai kur Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, William Cohen deklaroi se NATO-ja kishte ndaluar spastrimin etnik të shqiptare në Kosovë.