Këshilltari i Pacollit tregon nëse ka tërheqje të reja të njohjeve për Kosovën

Në media është raportuar se Republika e Palauoit ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Lajme

18/01/2019 18:38

E në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar me Fatmir Haxhollin i cili është këshilltar i ministrit të jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacollit.

Haxholli për lajmi.net duke iu reveruar Konventës së Montevideos ka treguar se njohjet mes shteteve janë të pakushtëzuara dhe të parevokueshme.

Ai gjithashtu ka theksuar se Daçiq po vepron jashtë realitetit të diplomacisë.

Haxholli në fund ka treguar se Kosova është shtet pro-amerikan dhe pro-evropian, dhe kështu do të mbetet përgjithmonë, ndërsa tërheqja e njohjeve nuk ekziston në marrëdhëniet mes shteteve.

Ky është reagimi i Fatmir Haxhollit për lajmi.net.

E pyesim Daçicin, a ka dëgjuar ndonjëherë për Komventën e Montevideos, Artikullin 6 të saj (shih dokumentin), ku thuhet se njohjet mes shteteve janë të pakushtëzuara dhe të parevokushme. Së paku kështu ka qenë në shekullin 20, edhe pse një shekull më herët, atë 19, në Kongresin e Berlinit, Serbia ishte njohur me kusht (shih dokumetin) siç e pranon dhe e merr si shembull edhe vet Enciklopeida e së Drejtës, e publikuar në Beograd, me 1979 nga autorët serb.

Daçiq po vepron jashtë realitetit të diplomacisë së shekullit 21, më saktësisht ai sikurse edhe shefat e tij po jetojnë sipas impuleseve perandorake, siç patëm rastin ta shohim edhe dje!

Dihet se tashmë Serbia e ka kusht ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, për aq kohë sa ajo të aspirojë anëtarësimin në BE, madje ky kusht del nga vet mënyra bashkohore e funksionimit të BE-së.

Serbia nëse do anëtarësimin në BE, jo që nuk mund të merret me skandale që ajo i quan çnjohje, por do t’i imponohet njohja e Republikës së Kosovës. Në tē kundërtën, zgjedh opcionin përfundimtar, atë pro-rus.

Kosova është shtet pro-amerikan dhe pro-evropian, dhe kështu do mbetet përgjithmonë, ndërsa tërheqja e njohjeve nuk ekziston në marrëdhëniet mes shteteve! /Lajmi.net/