Këshilltari i Pacollit thyen heshtjen zgjedhore, kërkon vota për shefin

Jetlir Zyberaj, këshilltar i zv.kryeministrit në detyrë, Behgjet Pacolli e ka thyer heshtjen zgjedhore, duke bërë thirrje përmes Facebook-ut, që të votohet shefi i tij. 

Lajme

08/06/2014 15:15

Dënimeve të Panelit Zgjedhorë për Ankesa dhe Prapashtesa (PZAP) nuk po u frikohen partitë të cilat tashmë po bëjnë në një farë forme fushatë në rrjetin social facebook, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar. 

Jetlir Zyberaj, këshilltarë i zv/kryeministrit Behgjet Pacolli ka pak minuta që ka lëshuar një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, duke kërkuar kështu që të votohet shefi i tij, Pacolli. 

Zyberaj madje nuk nguron që t’u thotë qytetarëve dhe t’u kërkoj atyre që të dalin të votojnë kundër, për siç thotë ai hajnisë, haraqit, korrupsionit, familjarizimit, kundër njerëvzve që pushtetin e ushtrojnë me dhunë. 

“Dilni votoni kundër hajnisë, haraqit, korrupsionit, familjarizmit, kundër njerëzve që pushtetin e ushtrojnë me dhunë. Dilni votoni pro zhvillimit ekonomik. Dilni votojeni AKR nr.40. Behgjet Pacolli 110 (i fundit në listë, mos harroni)”, shkruan Zyberaj në Facebook. 

Po ashtu një gjë të tillë, e kanë bërë edhe këshilltarët e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçit. 

Kjo llojë fushate e cila edhe pse nuk specifikohet mirë në ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, mund të dënohet me deri në 300 euro gjobë.