Këshilltari i ministrit Avdullah Hoti i ‘kriminelë’ protestuesit

Përderisa një grup protestuesish po vazhdojnë të hedhin gurë në xhamat e ndërtesës së qeverisë, një zyrtar qeveritar ka dalë me një deklaratë në profilin e tij në Facebook duke i quajtur “kriminelë” ata që po gjuajnë gurë.

Lajme

24/01/2015 19:48

“Kriminelët po e dëmtojnë pronën që është ndërtuar nga ndjersa jonë”, ka shkruar në profilin e tij personal, Asdren Osaj, këshilltar i ministrit të Financave, Avdullah Hoti. 

Osaj ka qenë zëdhënës i komunës së Prishtinës në kohën kur Isa Mustafa e drejtonte atë. 

I kontaktuar nga KALLXO.com, Osaj tha se e ka bërë këtë koment në profilin e tij personal e jo sajtin zyrtar të institucionit ku punon. 

“E kam pasur fjalën për një biznes që është dëmtuar dhe nuk i kam quajtur protestuesit kriminelë”, tha Osaj.