Këshilltari i Haradinjat: Taksa hiqet nëse SHBA na thërret në konferencë në Shtëpinë e Bardhë

Këshilltari i kryeministrit, Erolld Belegu thotë se taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe mund të hiqet nëse ndërkombëtarët ofrojnë garanci për qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se taksa mund të hiqet nëse SHBA fton Kosovën një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

Lajme

17/01/2019 21:47

‘Nuk është që ne në bazë ditore nuk e shqyrtojmë këtë kërkesë të SHBA’ve. Mirëpo edhe ne i kemi disa kërkesa që janë të lidhen me kërkesën e tyre’, tha Belegu.

Në T7, këshilltari i Haradinjat ka thënë se konferenca në Shtëpinë e Bardhë do të ishte një garanci për Kosovën, që më pastaj të hiqet taksa ndaj Serbisë.

‘Të përgatitet një dokument që pak a shumë është në negocim, të përgatitet një konferencë dhe para asaj jam i sigurt Qeveria do ta heq taksën, do të shkojmë në konferencë. Ajo konfernvcë mundësisht të jetë në Shtëpinë e Bardhë.  Do e suspendojë derisa të mbarojë ajo konferencë’, tha Belegu.

‘Nëse kemi një garant ndërkombëtar si SHBA për një konferencë me material”, tha Belegu.