Këshilltari i Edi Ramës: “Shok” nuk e meritonte Oscar-in (Foto)

Ndryshe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që i uronte aktorëve të filmit “Shok” të fitonin Oscar-in, këshilltari i tij për Diplomacinë Kulturore e cilëson një interpretim të dobët.

Lajme

29/02/2016 21:22

Fate Velaj uron Di Caprion por thotë se e dinte që “Shok” nuk do të fitonte çmimin, transmeton lajmi.net

“…më në fund, më i miri. Leo Di Caprio. Më gëzoi shumë dhe Mark Rylance ­një super artist që më ka mrekulluar në disa filma”, ka shkruar Velaj në facebook.

“‘Shok”? Kush ishte pranë meje kur e pashë filmin e mban mend që thashë se nuk fiton Oscar. Interpretim i dobët. Përsëri quhet sukses i madh që u nominua”, shkruan Velaj në facebook. /lajmi.net

Fate Velaj