Këshilli i Evropës po monitorn situatën në Kosovë pas arrestimit të Gjuriqit

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland ka thënë se Këshilli më parë kishte shprehur shqetësimin për arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq i cili u arrestua në Mitrovcë në fund të muajit të kaluar.

Lajme

25/04/2018 16:34

Jagland ka shtuar se KE po ndjek zhvillimet e mëtjeshme të situatës në Kosovë, përcjellë lajmi.net.

Dubravka Filipovski, anëtare e delegacionit të përhershëm të Asamblesë Kombëtare ka shprehur shqetësimin e serbëve të zhvendosur nga Kosova të cilët nuk po mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Sipas saj, nuk po respektohet rezoluta 1244. Filipovski ka shtuar se gjendja e sigurisë në Kosovë nuk është e mirë dhe gjendja ekonomike ia pamundëson kthimin serbëve.

“Disa të kthyer të nacionalitetit serb në Kosovë janë keqtrajtuar dhe ndaj tyre ka sulme të pothuajse çdo ditë ndërsa fajtorët nuk janë sjellë para drejtësisë dhe as nuk po ndjeken penalisht”, ka përfunduar ajo./Lajmi.net/