Këshilli i Evropës e zgjedh raportuesin e ri për Kosovën, është nga Katalonia

Jordi Roca, raportuesi i ri i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, është nga Katalonia pjesë e delegacionit spanjoll në këtë institucion me seli në Strasbourg të Francës.

Lajme

13/10/2017 12:44

Mediet serbe shkruajnë se delegacioni nga Serbia e ka penguar zgjedhjen e danezit Mogens Jensen.

Afati për hartimin e raportit për Kosovën i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është dy vjet.

Katalonia dhe Kosova po përmenden ditëve të fundit në mediet botërore dhe nga zyrtarë të ndryshëm, pasi rajoni verilindor në kuadër të shtetit të Spanjës mbajti referendumin për pavarësi.