Këshillat më të suksesshme për ta pasur punën të lehtë!

Ritmi ynë qarkullues vendos se kur jemi në kulm të përqendrimit

Fun

02/11/2017 19:05

Hapat:
1. Rishiko punët më të mira të javës së kaluar.
2. Gjej se në cilat çaste ke qenë më prodhues.
3. Organizo skedën në mënyrë të tillë që, punët më të vështira, t’i lësh për këto çaste.

2. Përfytyroji qëllimet dhe përfundimet që pret.
Studimet thonë se atletët mund të përqendrohen duke krijuar një imazh mendor të përfundimit që duan.
Krijo një skenar duke përdorur ndjesitë, si për shembull:
– Një imazh pamor se si do të jenë gjërat pasi ta keni kryer detyrën.
– Ndjesia trupore e ngazëllimit apo qetësimit që do të kesh.
– Një aromë apo shije, në qoftë se po kërkoni të pëqendroheni në kuzhinë.

3. Vendos qëllimet e ditës.
Kërkimet këshillojnë se arritja e qëllimeve na bën të lumtur, kështu që të paturit një listë të shkruar detyrash, të cilave mund t’i heqësh një vizë sa herë i përfundon, do të të ndihmojë të qëndrosh i frymëzuar për pak më gjatë se ç’e prisje.
Ndaji detyrat e mëdha në disa më të vogla për të siguruar kështu më shumë mundësi për ta duartrokitur veten.

4. Zgjidh një listë muzike orkestrale ose klasike për të dëgjuar gjatë punës.
Dr. Teresa Lesluk zbuloi se na vijnë ide më të mira dhe i përfundojmë detyrat më shpejtë kur dëgjojmë muzikë. Syno për muzikë pa tekst, për të mos u shpërqendruar nga rrjedha e frymëzimit.
Muzika, që ndërthur tingujt e natyrës, rrit përqendrimin, ndërsa ritmi i muzikës baroke ka treguar se përmirëson, si punën, ashtu edhe gjendjen shpirtërore.

5. Përdor natyrën për të përmirësuar përqendrimin.
Kërkimet tregojnë se duke parë natyrën ose thjeshtë ngjyrën e gjelbër, mund të ndihmojë shumë në përmirësimin e punës dhe përqendrimin në të.
– Vendos një vazo të mbjellë në tavolinën e punës.
– Rrethoje veten me fotografi natyre.
– Zgjidh një pamje natyre ose me ngjyrë të gjelbër për ekranpushimin e kompjuterit.
– Bëj një shëtitje në një fushë me bar, sa herë të kesh mundësi.

6. Shfrytëzo fuqinë e meditimit
Sipas shkrimtarit Peter Bregman, meditimi na mban të përqendruar duke na dhënë disiplinën për t’i bërë ballë shpërqendrimeve.
Kur e ndjen se po shpërqendrohesh, mbyll sytë dhe ndje peshën e trupit si rëndon mbi karrige. Bëje këtë për jo më pak se 30 sekonda.

7. Bëji bisht shpërqendrimit duke skeduar ndërprerjet e “bisedimit”.
Kontrollimi i e-mail-it apo mediave shoqërore, e thyen rrjedhën tënde dhe e bën të vështirë “ta zësh aty ku e kishe lënë”.
Krijo “periudha rrjedheje frymëzimi” dy orëshe, ku do të mënjanosh mediat shoqërore dhe e-mail-et. Përdor aplikacione si “Cold Turkey” ose “Freedom” për t’i ndaluar faqet apo aplikacionet që dëshiron për një kohë të caktuar.

8. Zgjidh ushqime që e rrisin përqendrimin e trurit.
Disa ushqime janë vërtetuar se e rrisin punën e trurit dhe i japin këtij organi jetësor, energjinë që i nevojitet për tu përqendruar dhe për të përballuar të gjitha veprimtaritë që i jepen.
Jepi një shtytje trurit tënd duke ngrënë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3. Arrat dhe kosi me fara liri janë zgjedhje të shkëlqyera.

9. Qëndro plot vetëbesim në aftësitë e tua.
Të përqendrohesh dhe të të zgjasë përqendrimi, duhet të besosh se mund ta arrish atë që po mundohesh të arrish.
Hiqi të gjitha dyshimet duke kujtuar punë të ngjashme që ia ke dalë të përfundosh në të kaluarën. Pyet veten:
1. Çfarë gjërash pozitive tha klienti apo mbikqyrësi për punën tënde?
2. Si u ndjeve kur arrite ta përfundosh?
3. I ke përmirësuar aftësitë e tua që atëherë?