Këshilla si të qëndrojmë larg djersitjes

Djersitja është një funksion i natyrshëm i trupit, është një proces i rëndësishëm për funksionimin normal të trupit, për askënd nuk është e këndshme kur gjatë verës shëtitet përreth me njollat e lagështa nën sqetull, apo në pjesët e trupit ku djersitemi më së tepërmi.

Lifestyle

05/07/2015 12:50

Ekzistojnë disa mënyra që do ju ndihmojnë të kontrolloni djersën, si:
Keni kujdes në të ushqyerit tuaj.

Mundohuni të reduktoni marrjen e kafeinës dhe ushqimeve aromatike, pasi ato e aktivizojnë neuro-transmetuesin acetilkolinë, e cila më tej stimulon gjëndrat e djersës.

Përdorni anti-perspirant
Por mos prisni që të fillojë djersitja që pastaj t’i përdorni ato. Këto preparate janë më të efektshme kur aplikohen në lëkurë të pastër, pra, menjëherë pas dushit.

Rrobat duhet përshtatur me situatën
Nëse jeni të prirur ndaj djersitjes, vishni rroba të gjera të bëra nga materiale natyrale, në ngjyrat ku nuk dallohen njollat e djersës. /aktuale.mk