Këshilla që ju tregojnë si ta largoni erën e keqe të gojës

Era e keqe e gojës është një problem që prek shumicën e njerëzve. Megjithëse zakonisht ajo nuk tregon për ndonjë problem shëndetësor, kjo gjendje nuk është aspak e këndshme.

Lifestyle

17/03/2016 16:31

Ja disa këshilla të vlefshme se si ta menjanoni këtë problem:

Zgjidhni pastë dhëmbësh të përshtatshme: në qoftë se pasta e dhëmbëve nuk përmban sodë kaustike, ajo vetëm e fsheh erën e keqe të ushqimit dhe baktereve. 1 herë në javë përdorni sodë buke për të larë dhëmbët, ajo neutralizon bakteret që ju japin erë të keqe goje.

Pastrojini mirë dhëmbët: pa larjes së dhëmbëve me furçë, përdorni pe dentar për të hequr të gjitha papastërtitë nga ushqimi. Nëse ato qëndrojnë për një kohë të gjatë në gojë do t’ju japin erë të keqe.

Pastroni gjuhën: perveç dhëmbëve duhet të lani edhe gjuhën çdo mëngjes dhe mbrëmje. Jepini kohën e mjaftueshme higjenës orale: kohë ideale do të ishte e pakta 3 minuta, mos e anashkaloni këtë rutinë asnjë ditë.

Mos hani para gjumit: era e keqe e gojës mund të vijë edhe si rezultat i mbetjeve të ushqimit në gojë. Mos hani të paktën gjysmë ore para gjumit.

Shpëlajeni gojën pas çdo vakti ose ushqimi dhe lajini dhëmbët 3 herë në ditë.

Pini ujë mjaftueshëm: uji ju hidraton dhe nuk jua lë gojën të thahet, gjë e cila mund të çojë në erë të keqe të gojës.