Këshilla që i dha lojtari rus vëllezërve Xhaka për “derbin” mes tyre

Xhakat nuk janë të vetmit vëllezër që luajnë në këtë europian, por janë të vetmit vëllezër që luajnë në skuadra të ndryshme.

Sport

11/06/2016 22:35

Edhe në kombëtaren ruse luajnë vëllezërit Aleksei dhe Vasili Berezutski.

Ky i fundit në një intervistë për Uefa.com ka treguar eksperiencën e ngjashme me atë të Xhakave, kur dy vëllezër luajnë në skuadra të kundërta.

Ai gjithashtu dha një këshillë për vëllezërit shqiptarë që të mos harronin që pavarësisht të gjithave ishin vëllezër, transmeton Ora News.

“Ne kemi luajtur përballë njëri-tjerit. Ndodhi shumë kohë më parë, ndoshta 16 vjet më parë. Aleksei luante për Chernomorets dhe unë luaja për Torpedo. Ishte gallatë, pasi arbitri na shikonte duke shtyrë njëri-tjetrin me shaka në fushë dhe na tha se nuk do t’i binte bilbilit nëse ne do bënim faull ndaj njëri-tjetrit. Çfarë mund t’u them vëllezërve Xhaka? Mos harroni që jeni vëllezër. Luani futboll dhe përpiquni të bëni qef” tha Berezutski.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.